MENU
klinika

Financimi rus shqetëson Yuri Kim

Celibashi zbardh takimin kokë me kokë me ambasadoren

15.09.2022 - 13:43

Lajmi për financimin rus prej 500 mijë dollarësh për Partinë Demokratike në vitin 2017 ka shqetësuar edhe ambasadën amerikane në Tiranë. Diplomatja Yuri Kim ka zhvilluar një takim kokë me kokë me komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili tha se fokusi i diskutimeve ka qenë pikërisht ky shqetësim.

Në një komunikim për gazetarët, Celibashi tregoi mesazhin që ambasadorja Kim i ka përcjellë jo vetëm atij, si institucion i KQZ, por edhe faktorëve politikë.

“Me pak fjalë nga ambasadorja Kim u përcoll shqetësimi i SHBA si partneri dhe aleati ynë strategjik në lidhje me financimet e huaja të politikës shqiptare dhe specifikisht financimeve ruse.

Nën dritën e informacioneve të fundit që ata disponojnë përcollën shqetësimin tek aktorët institucional dhe politik shqiptar, me qëllim që të rritet vëmendja dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë me qëllim që paratë dhe financimet e huaja, jo vetëm ato ruse mos të kenë ndikim në politikën shqiptare”, tha Celibashi.

NDRYSHIMET LIGJORE

Sa i takon ndryshimeve ligjore, Celibashi tha se ka nevojë pë rpërmirësim të kuadrit ligjor, më qëllim që KQZ ti jepet më shumë mundësi për të kryer hetime më të thella.

“Ajo që mund të them është që ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor në mënyrë që KQZ dhe institucioneve të tjera ti japin mundësi që të hetojnë më thellë në lidhje me sasinë e parave që marrin partitë, nga i marrin ato para, si i përdorin ato.

Natyra e diskutimit ishte përcjellja e një shqetësimi, Nuk i bënë diskutime të formës së karakterit si mund të veprohet. Ngelet për tu parë në vazhdim. Faktori politik në Shqipëri konfirmoi nevojën për ta qasur këtë shqetësim

Mendoj se në vijim edhe në kuadër të reformës elektorale do të ketë ndryshime”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush merr pjesë në takimin dhe çfarë po diskutohet?

Nga Gjiknuri, te Kryemadhi! Yuri Kim shkon në KQZ

Financimet ruse për PD/ Tabaku tregon detajet

Çfarë u fol në takimi me ambasadoren amerikane Yuri Kim


Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër