MENU
klinika

Një Hero i Kohës Sonë

Çfarë fshihet pas kryeveprës ruse, të Mihail Lermontovit?

07.09.2022 - 13:03

        Heroi kryesor i kësaj kryevepre është një nga personazhet më të neveritshme në letërsinë ruse. Romani është një përmbledhje me tregime të shkurtra, për një personazh të çuditshëm, për të cilin, autori beson se është mishërimi i veseve të brezit të tij./Konica.al

Ngjarjet zhvillohen në Kaukaz, në fillim të shekullit të 19-të, kohë kur perandoria ruse dërgon trupa për të luftuar grupet e hapërdarë të malësorëve të pabindur. Edhe pse libri sillet rreth heroit kryesor, oficerit të ri carist Grigori Aleksandroviç Pekorin, ngjarjet rrëfehen nga njerëz të ndryshëm. Grigori Pekorin është një oficer i ri i internuar për të shërbyer në Kaukaz: inteligjent, i arsimuar, me natyrë kontradiktore, i zhgënjyer nga jeta dhe në kërkim të emocioneve. Një natë sheh një djalosh të verbër që shkon diku, e ndjek dhe zbulon se djali është i lidhur me kontrabandistë. Pekorini kërcënon se do t’i dorëzojë, kështu që ata përpiqen ta vrasin. Përpjekja dështoi dhe kontrabandistët zhduken, duke lënë pas djalin e verbër. Më pas, Pekorini, nga mërzia e madhe shkon në një vendpushim, ku vendos të fitojë zemrën e Merit, një vajzë e re. Papritur, në resort shfaqet befas edhe ish-dashnorja e Pekorinit. Heroi fillon të takohet me ish-dashnoren e martuar, ndërkohë që i vjen rrotull Merit, për të larguar vëmendjen nga lidhja e jashtëligjshme me gruan e martuar. Më pas, Meri bie në dashuri me Pekorinin. Një koleg ushtarak që ishte i dashuruar me Merin, përhap thashethemet për lidhjet e dashurisë së Pekorinit. Ky i fundit e vret atë në një duel.

Më në fund, ai i thyen zemrën Merit, duke e refuzuar atë përpara se të internohet në Kaukaz për pjesëmarrje në duel. Në Kaukaz, Pekorini shërben nën komandën e një kapiteni që bëhet miku i tij. Një ditë, oficeri bie në dashuri me një grua të re dhe të bukur vendase çerkeze të quajtur Bela. Ai bën një marrëveshje me vëllanë e vogël të Belës: ai merr Belën, kurse vëllai i saj merr një kalë të vjedhur nga një militant çerkez i quajtur Kazbek. Bela bëhet metresa e Pekorinit, por shpejt fillon ta mërzisë. Kështu, ai fillon ta lërë shpesh vetëm dhe zemërthyer. Ndërsa ai është larg, një Kazbek luftarak rrëmben Belën dhe plagos për vdekje. Vajza vdes në krahët e Pekorinit./Konica.al

Mandej, Pekorini transferohet në një njësi tjetër. Në vendin e ri të shërbimit, bashkëluftëtari i
Pekorinit vendos të provojë fatin me një ruletë ruse. Duke u përpjekur të provojë se fati ekziston
– dhe se asnjë njeri nuk do të vdiste deri në ditën kur është i destinuar të vdesë – ai e mban armën në kokë dhe tërheq këmbëzën, por arma shkrehet. Pekorini hutohet, sepse pretendon se pa “vulën e vdekjes” në fytyrën e ushtarakut. Për habinë e të gjithëve, burri vritet nga një kozak i dehur teksa kthehej në shtëpi nga festa po atë natë. Pekorini gjithashtu vendos të provojë fatin dhe rrezikon jetën për të arrestuar vrasësin. Heroi mbijeton përkundër shanseve. Pekorini dhe kapiteni, dy miq, ndahen për një kohë të gjatë. Kapiteni ka mbetur me ditarin e oficerit. Gjatë një takimi të rastësishëm, ai dëshiron t’ia kthejë, por Pekorini, duke shkuar në Persi, nuk dëshiron të komunikojë me mikun e tij të vjetër dhe largohet pa i thënë lamtumirë.

Kryevepra e Lermontovit është një studim i fuqisë shkatërruese të egoizmit dhe nihilizmit njerëzor. Megjithëse Pekorini ka një hijeshi të caktuar, ai portretizohet si një personazh i neveritshëm. Atë e rëndon arroganca dhe individualizmi, që gjithsesi ai nuk dëshiron ta kapërcejë. Kudo që ndodhet, ai shkatërron rrjedhën normale të jetës së njerëzve që ka pranë, shpesh me pasoja dramatike, madje edhe me pasoja fatale. Nga kurioziteti, ai përçan jetën e kontrabandistëve që detyrohen të largohen, duke lënë pas një djalë të verbër, i cili është i dënuar të mbijetojë i vetëm që atëherë; duke ndjekur interesat e tij, ai thyen zemrën e një gruaje të re dhe vret një burrë që, ndryshe nga ai, ishte vërtet i dashuruar me të; përfundimisht, ai pa dashje shkakton vdekjen e një gruaje që e do atë. Kudo që shkon Pekorini, ai lë pas tokë të përzhitur.

Lermontovi paraqet një karakter, që ai pretendon se është mishërimi i veseve të kohës së tij, duke nxjerrë në pah lidhjen e librit me lexuesit bashkohorë. Autori beson se, lexuesi, nuk mund të ushqehet vetëm me histori të këndshme, me fund të lumtur; thjesht, duhet ta shohë jetën e vrazhdë, ashtu siç ajo është në realitet. Prej këtej, titulli i romanit./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lasgushi i vetëm

Nuk shuhet, një poet!

Poeti i dhimbjes

Misteri migjenian

Adolf Shvjedçikov: "Rozafës shekullore"

Poeti rus dashuruar me Shkodrën


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale