MENU
klinika

Bllokimi i transportit, një nga alternativat

Çfarë vendimi do të marrë G7-a për naftën ruse?

01.09.2022 - 09:09

Ministrat e Financave nga grupi i shtatë i vendeve më të industrializuar do të diskutojnë kufirin e çmimit të naftës ruse, propozuar nga administrata e presidentit Biden kur të takohen të premten, tha Shtëpia e Bardhë.

Udhëheqësit e G7-ës po diskutojnë si të krijojnë një kufi të tillë çmimi dhe kanë konsideruar alternativa të tjera, duke përfshirë bllokimin e transportit të naftës ruse.

G7-a përbëhet nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Shumë vende kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë, të cilin Moska e quan një “operacion special ushtarak”, por konsumatorët kryesorë të naftës, Kina dhe India kanë rritur importet e fuçive ruse me çmime të ulta, në nivele rekord.

Pavarësisht se eksportet e naftës ruse arritën nivelet e tyre më të ulëta që nga gushti i kaluar, të ardhurat e saj nga eksporti në qershor u rritën me 700 milionë dollarë nga muaji në muaj për shkak të çmimeve më të larta, 40% mbi mesataren e vitit të kaluar, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë muajin e kaluar.

Udhëheqësit perëndimorë kanë propozuar zgjidhjen e kësaj përmes një kufiri të çmimit të naftës për të kufizuar atë që tregtarët dhe rafineritë mund të paguajnë për naftën bruto ruse – një masë që Moska thotë se nuk do t’i përmbahet dhe mund ta pengojë duke dërguar naftë në shtetet që nuk i binden tavanit të çmimit.

Disa tregtarë dhe analistë të tregut të naftës kanë shprehur dyshime se një kufi i çmimit do të funksiononte pasi Rusia ka gjetur mënyra për të dërguar naftën e saj në Azi pa përdorur siguracionin e anijeve nga perëndimi. Moska gjithashtu mund të ndalojë eksportet e një pjese të naftës krejtësisht, duke çuar në një rritje të mëtejshme të çmimeve të energjisë./VOA

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!