MENU
klinika

Lufta e Njëzetës

Çlirimi i parë i Vlorës

04.09.2022 - 09:52

         3 shtatori 1920, shënoi përfundimin e një cikli betejash të patriotëve shqiptarë, kundër forcave ushtarake italiane: Dita e Çlirimit të parë të Vlorës.

Lufta e Vlorës më 1920, Lufta Çlirimtare e Vlorës ishte një seri betejash mes forcave të Italisë dhe patriotëve shqiptarë në zonën e Vlorës, për zotërimin e qytetit të Vlorës. Lufta zgjati tre muaj dhe ishte një lëvizje e madhe për të mbrojtur qytetin, nga copëtimi i plotë që do i bënin pushtuesit italianë.

Në këtë luftë duhet përmendur dhe kapedani Hodo Zeqiri që ka qenë një ndër heronjtë e udhëheqësit legjendar të kësaj lufte.

Më 3 shtator 1920 pas shumë luftimeve të pabarabarta forcat shqiptare hynë fitimtare në qytetin e Vlorës, duke i detyruar pushtuesit italianë të largoheshin, jo vetëm nga rrethinat, por edhe nga Saranda, Durrësi dhe Shëngjini.

Ushtria kombëtare me në krye Osman Haxhiun, Qazim Koculin e të tjerë, do të hynte në Vlorën e çliruar prej italianëve.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale