MENU
klinika

Çfarë po u fshihet qytetarëve?

Ç’po ndodh në Rusi? Lista e atyre që përjashtohen nga rekrutimi

23.09.2022 - 16:53

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka zbuluar një sërë profesionesh që do të përjashtohen nga rekrutimi për rezervistë ushtarakë, për luftën në Ukrainë.

Punonjësit e IT-së, bankierët dhe gazetarët që punojnë për mediat shtetërore do t’i shpëtojnë “mobilizimit të pjesshëm” të shpallur nga Presidenti Vladimir Putin të mërkurën, raporton BBC.

Rreth 300,000 qytetarë rrezikojnë rekrutimin si pjesë e aksionit.

Lëvizja ka nxitur një nxitim drejt kufijve, për të lënë vendin, ndërsa të rinjtë përpiqen të ikin për t’iu shmangur urdhrit.

Teksa njoftoi përjashtimet të premten, ministria ruse e Mbrojtjes tha se punëdhënësit duhet të përpilojnë një listë të punëtorëve të tyre që plotësojnë kriteret dhe ta dorëzojnë atë në zyrat e saj.

Por pranoi se disa sektorë duhej të përjashtoheshin për të “siguruar që puna e industrive specifike të teknologjisë së lartë, si dhe sistemi financiar i Rusisë” të mos ndikohej nga mobilizimi i parë ushtarak i vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Disa komentues kanë vërejtur se teksti i dekretit të mobilizimit është lënë i paqartë – duke lejuar që ai të zgjerohet nëse është e nevojshme.

Dhe një paragraf mbetet tërësisht i klasifikuar. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të premten se kjo i referohej numrit të përgjithshëm të rusëve që mund të rekrutoheshin, për të cilin ai tha se nuk mund të zbulohej.

Më herët, gazeta e pavarur Novaya Gazeta kishte raportuar – duke cituar një burim të paidentifikuar qeveritar – se seksioni i redaktuar lejonte një thirrje deri në një milion njerëz, në vend të 300,000 të raportuarve.

Burrat rusë po vazhdojnë të përpiqen të largohen nga vendi për të shmangur thirrjen nga rekrutuesit ushtarakë.

Në jug, në vendkalimin kufitar midis Rusisë dhe Gjeorgjisë janë krijuar radhë të gjata ku trafiku i kalon disa kilometra.

Disa nga ata që shkojnë në vendin fqinj kanë përdorur biçikleta, ndërsa të tjerë raportojnë pritje deri në 12 orë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rekrutimet më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore!

Rusët braktisin vendin, çmimi i biletave deri në 9 mijë $