MENU
klinika

Sulmet kibernetike

DASH ofron 10 milionë dollarë shpërblim: Na ndihmoni të identifikojmë hacker-at

14.09.2022 - 19:53

Departamenti amerikan i Thesarit ka publikuar sot emrat e dhjetë personave të shtuar në listën e sanksioneve, si pasojë e sulmeve kibernetike të ndërmarra nga Irani, ndaj SHBA dhe vendeve aleate.

Në vendim, bëhet me dije se Programi Shtetëror i Shpërblimeve për Drejtësi ofron një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacionin që çon në identifikimin ose vendndodhjen e çdo personi që merr pjesë në aktivitete keqdashëse kibernetike kundër infrastrukturës kritike të SHBA-së.

“Programi Shtetëror i Shpërblimeve për Drejtësi (RFJ) ofron një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacionin që çon në identifikimin ose vendndodhjen e Mansour, Khatibi, Nikaeen ose çdo personi tjetër që merr pjesë në aktivitete keqdashëse kibernetike kundër infrastrukturës kritike të SHBA-së në kundërshtim me CFAA”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

Mansou, është pronar, drejtor menaxhues dhe kryetar i bordit të Najee Technology. Ahmad Khatibi Aghda (Khatibi) është drejtor menaxhues dhe anëtar i bordit të Afkar System.

Khatibi, ka qenë i lidhur me Afkar System që të paktën nga viti 2007 dhe shërben si drejtor menaxhues dhe është anëtar i bordit. Khatibi është ndër aktorët kibernetikë që fituan akses të paautorizuar në rrjetet e viktimave për të enkriptuar rrjetin me BitLocker dhe për të kërkuar një shpërblim për çelësat e deshifrimit. Ai mori me qira infrastrukturën e rrjetit të përdorur për të çuar përpara aktivitetet e këtij grupi keqdashës kibernetik, ai mori pjesë në kompromentimin e rrjeteve të shënjestraveve dhe u angazhua në negociatat për të përfituar para.

Nikaeen, ishte punonjës i Afkar System nga viti 2015 deri në të paktën 2019. Nikaeen mori me qira dhe regjistroi infrastrukturën e rrjetit të përdorur për të çuar përpara aktivitetet e këtij grupi keqdashës kibernetik dhe mori pjesë në kompromentimin e rrjeteve të shënjestrave.