MENU
klinika

Nuk dihen shkaqet

Degradon sherri mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me thikë një 23-vjeçar

15.09.2022 - 17:07

Një sherr mes fqinjëve në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre më thikë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Don Bosko, ndërsa sipas informacioneve të  para thuhet se shkak për këtë sherr është bërë një rubinet uji.

Policia bën me dije se në rrugën “Kastriotët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. I., 30 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin G. F., 23 vjeç.

Si pasojë 23-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.