MENU
klinika

Theu “rregullin”?

Diçka po ndodh, mes Leos dhe modeles 27-vjeçare…

04.09.2022 - 11:46

Leonardo DiCaprio i dha fund lidhjes së gjatë me partneren e tij Camila Morrone vetëm pak pasi ajo mbushi 25 vjeç.

I gjithë interneti mendon se ky është një “rregull” i pashkruar për aktorin, i cili vendos t’i lërë të dashurat sapo ato mbushin 25 vjeç.

47-vjeçari s’ka pasur kurrë partnere më të madhe në moshë se 25 vjeç dhe është për t’u habitur! Arsyeja? Ja ç’thotë një burim pranë tij:

“Aktori vendos t’i ndajë, pasi kur i afrohen moshës 25-vjeçare, ato kërkojnë më shumë: Kërkojnë të martohen dhe të shtrohen.

Kjo nuk është ajo që do Leonardo. Ai nuk dëshiron të krijojë familje dhe as të jetë ‘nën presion’ nga një femër lidhur me këto gjëra.

Orët fillojnë të numërojnë mbrapsht për një vajzë, që në momentin që takohet me DiCaprio-n. Nëse rritet në moshë, për disa vite do të marrë fund. Nëse afrohet shumë me aktorin, për disa vite do të marrë sërish fund.“

Por, Leonardo DiCaprio mund të jetë duke thyer “rregullat” e tij kësaj here, pasi është parë të shoqërohet shpesh me modelen Gigi Hadid.

Kjo e fundit është 27-vjeç dhe nëse nisin një romancë, do të jetë femra e parë më e madhe në moshë se 25 vjeç për DiCaprio-n.

Ata po frekuentohen pasi kanë shumë miq të përbashkët, Gigi është një nënë single ndërsa DiCaprio do të mbesë përjetë “çuni i aventurave”. Do shkonin si çift thoni ju?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN