MENU
klinika

Zjarr gjatë natës

Digjet në një nga dhomat e hotelit të tij 60-vjeçari

29.09.2022 - 12:01

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në një dhomë hoteli në Divjakë këtë të enjte. Policia bën me dije se viktima rezulton të jetë dhe pronari i hotelit, i cili qëndronte në një nga dhomat e tij.

Sipas njoftimit zyrtar nga blutë, mësohet se gjatë natës, ka rënë aksidentalisht zjarr në këtë dhomë çka ka shkaktuar dhe asfiksimin e më pas djegien e shtetasit Ll.M.

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij.

Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.