Në maj, PSG bëri një demonstrim autoriteti, duke njoftuar rinovimin e Mbappé deri në vitin 2025. Pas disa muajsh negociatash të pafundme, Al-Khelaïfi arriti të bindë francezin që të vazhdojë në Paris dhe u sigurua që ta kishte në Botëror me fanellën pariziene.
Megjithatë, ajo rrugë me trëndafila që i premtuan sulmuesit është zbehur me kalimin e kohës. Sipas RMC Sport, talenti nga Bondy nuk është plotësisht i kënaqur me merkaton që bëri PSG. Një zhgënjim i konfirmuar nga Luis Campos, i cili siguroi në një intervistë të një muaji më parë se nuk ishte i kënaqur me merkaton që kishte bërë klubi.
Mbappé priste një përforcim të nivelit të lartë në sulm (Leëandoëski, Rashford ose Dembélé) për të qenë në gjendje të luante me më shumë liri. Megjithatë, lideri aktual i Ligue 1 nuk i mbajti premtimet e tij dhe Mbappé i është dashur të ndryshojë rolin në fushë për të vepruar si “strumbullar” përpara Neymar dhe Messit.
Një javë më parë, pas fitores 2-0 të Francës ndaj Austrisë, ylli i PSG-së pranoi se ndihej shumë më i lirë duke luajtur me kombëtaren, me një referencë (Giroud) përpara. “Te PSG kjo nuk ekziston”, – saktësoi ai.
Disa fjalë që nuk kaluan pa u vënë re në Francë, edhe pse trajneri i tij, Christophe Galtier, nuk i dha shumë rëndësi në konferencën për shtyp të kësaj të enjte. Një tjetër nga problemet që ka hasur Kylian Mbappé gjatë fillimit të sezonit të ri ka një emër dhe mbiemër: Neymar Jr.
Në verë, PSG e nxori në shitje brazilianin dhe sulmuesi nuk e kundërshtoi largimin e tij. Një rrjedhje që nervozoi mesfushorin, i cili ndryshoi qëndrim, avancoi pushimet një javë dhe u bë lojtari më i mirë i parizienëve në dy muajt e parë të sezonit.
Ndryshimi i mentalitetit të Neymar ishte problem për Mbappe, me të cilin luajti “Penalty-Gate” të muajit gusht dhe me të cilin pati zënka për shkak të një lufte të pandreqshme egosh. Një ditë pas kësaj, Luis Campos dhe Galtier patën një takim me të dy për të qetësuar ujërat dhe për të mos lejuar që diskutimi të përshkallëzohej. Mbappe, i cili rinovoi për të qenë njëshi te PSG, nuk po e ka rolin e dëshiruar në muajt e parë të garës.
Megjithatë, sulmuesi ishte ylli i skuadrës së Galtier në debutimin e Champions League kundër Juventusit. Ai shënoi një dopietë, u rikthye në nivelin më të mirë dhe tregoi se është më i gjallë se kurrë. Ai gjithashtu shënoi kundër Macabbi në Izrael dhe shpërndau çdo dyshim për angazhimin e tij ndaj klubit.