MENU
klinika

"Dashuria e jetës sime"

Dj Geek feston ditëlindjen, Dafina e uron me fjalët më të ëmbla

10.09.2022 - 12:04

Partneri i Dafina Zeqirit, Dj Geek feston sot ditëlindjen. Këngëtarja e ka uruar që në orët e para të ditës së sotme me një mesazh të ëmbël. Ajo ka ndarë dy fotografi me Dj Geek ndërsa ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen për dashurinë e jetës sime. Shoku dhe Dj im më i mirë”.

Kujtojmë që dyshja e famshme në fillim kanë qenë miq ndërsa më pas kanë nisur dhe një lidhje romantike. Dy vite më parë ata u ndanë dhe asokohe Dafina tha: “Me sa duket, puna dhe lidhja romantike nuk shkojnë bashkë. Prandaj vendosa që puna dhe ekipi janë më të rëndësishme se lidhja.

Ne planifikojmë ta mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm. sepse jemi si familje. Kështu që na u desh të përfundonim lidhjen për të ruajtur lidhjen me ekipin, që është më e rëndësishme për ne.” Por ata u kthyen pak muaj më parë dhe janë shumë të lumtur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si e priti Dafina Zeqiri 31-vjetorin e saj!?

Ditëlindje në kushte karantinë!

Ja DJ-i që i vodhi zemrën

Dafina Zeqiri në një romancë të re!

Dafina Zeqiri flet për Dj Geek

“Jam ende e dashuruar”