MENU
klinika

Erdogan “tradhton” Putinin

Dronët turkë u shkaktojnë miliona dollarë humbje rusëve

03.09.2022 - 18:17

Duke pasur parasysh efikasitetin e tij kundër forcave ruse, nuk duhet të jetë habi që droni i armatosur Bayraktar TB-2 i Turqisë ka “këngën ukrainase të luftës” në YouTube, me më shumë se gjysmë milioni klikime. Droni ka rezultuar tepër i rëndësishëm për forcat e armatosura të Ukrainës në mbrojtjen kundër një pushtimi rus që filloi më 24 shkurt.

Së fundmi, ata shkatërruan pajisje ushtarake ruse me vlerë 26.5 milionë dollarë, përfshirë tetë tanke, në tre ditë, nga 31 gushti deri më 2 shtator, ka thënë Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhnyi.

FILE – In this Wednesday, Jan. 8, 2020 file photo, Turkey’s President Recep Tayyip Erdogan, right and Russia’s President Vladimir Putin, left, talk during a ceremony in Istanbul for the inauguration of the TurkStream pipeline. Russia is set to host a meeting of Libya’s rival leaders Monday, Jan. 13, 2020, a mediation effort closely coordinated with Turkey. (AP Photo/Lefteris Pitarakis)

“Gjatë tre ditëve të fundit, nga 31 gushti deri më 2 shtator, mjetet ajrore pa pilot Bayraktar TB2 shkatërruan pajisje armike me një vlerë totale prej rreth 26.5 milion dollarë. Këto janë tetë tanke T-72 (kostoja e vlerësuar e një tanku është 3 milion dollarë), një armë vetëlëvizëse Akatsiya (1.6 milion dollarë), një IFV (0.6 milion dollarë) dhe hauitzer (0.3 milion dollarë)”, bëri me dije ai në Telegram.

Ai shtoi se pesë tanke T-72 dhe një IFV me vlerë 1.85 milionë dollarë ishin dëmtuar. Kostoja totale e pajisjeve ruse të shkatërruara dhe të dëmtuara është 28.35 milionë dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projekti për ndërtimin e bazës detare!

Aventurat e Rusisë në Detin e Kuq