MENU
klinika

Më të lirët në Europë...

Dy qytete që duhet t’i vizitoni gjatë vjeshtës

10.09.2022 - 08:15

Athina dhe Lisbona janë renditur si qytetet më të lira për pushimet e vjeshtës në Europë, sipas një raporti vjetor nga Post Office Travel Money.

Pushimet e fundjavës në Athinë tani kushtojnë 240 € mesatarisht – 15 për qind më pak se vitin e kaluar.

Çmimet mesatare të hoteleve janë rritur ndjeshëm në Lisbonë – nga 43 euro nata në shtator 2021 në 67 euro tani – por megjithatë qyteti me diell i Portugalisë doli i dyti në vlerësim.

Krakovi, Riga, Budapesti dhe Praga vijnë më pas, të ndjekura nga Madridi, Berlini, Dubrovniku dhe Roma. Kjo është hera e parë që Madridi, Berlini dhe Roma shfaqen në top 10-tëshe.

Cilat qytete evropiane janë më të shtrenjta për t’u vizituar?

Sipas sondazhit, Amsterdami dhe Venecia janë qytetet më të shtrenjta për t’u vizituar.

Ndërsa kostot e akomodimit u rritën me 20 për qind në 15 nga 20 qytetet e anketuara, ato panë një rritje më të madhe në Amsterdam (104 për qind), Barcelonë (67 për qind) dhe Paris (62 për qind).

Megjithatë, kostoja e të ngrënit në një restorant ka rënë në gjysmën e qyteteve të anketuara.

Eksperiencat kulturore në Dubrovnik janë më të shtrenjtat, me vizitat në një muze, galeri dhe vend të trashëgimisë që kushtojnë 66 €.

Studimi merr parasysh koston e përgjithshme të një udhëtimi, duke përfshirë pijet, vaktet , akomodimin për dy netë, shëtitjet dhe transportin e qytetit.