MENU
klinika

US Open

Dy tenistë për herë të parë në finale të një grand slam

10.09.2022 - 11:22

Tenisti norvegjez Casper Ruud dhe ai spanjoll Carlos Alcaraz janë dy finalistët e grand slam të US Open për meshkuj në tenis. Përballë njëri tjetrit janë dy tenistë të gjeneratës së re: Alcaraz, 19 vjeç dhe numri 4 në botë. Ndërsa Ruud, 23 vjeç, është numri 7 në botë.

Në gjysmëfinale, Alcaraz mposhti me shumë vështirësi 3-2 amerikanin Francis Tiafoe (6-7, 6-3, 6-1, 6-7, 6-3), pas më shumë se 4 orësh betejë. Për spanjollin kjo është hera e parë në karrierë që del në finalen e një grand slam, ndërkohë që këtë vit ka fituar dy turne Masters.

Në gjysmëfinalen tjetër, Ruud mposhti 3-01 rusin Karen Khachanov (7-6, 6-2, 5-7, 6-2), një ndeshje ku norvegjezi pati epërsi shumicën e kohës. Ruud luan për të dytën herë në finalen e një grand slam, pas atij të humbur këtë vit në Roland Garros (u mund nga Nadal).

Gjithsesi, në fund të kësaj finaleje, një nga tenistët do të fitojë për herë të parë një grand slam në karrierën e tij. Jo vetëm kaq, por tenisti që do të fitojë këtë grand slam, ditën e hënë do të ngjitet në majën e renditjes botërore, duke qenë “numri 1”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN