MENU
klinika

Njëri asfiksohet në llixha, i mituri rrëzohet buzë lumit

E rëndë/ Dy persona humbin jetën në pak orë

16.09.2022 - 09:32

Një djalë i ri 34-vjeçar i cili kishte shkuar në llixhat e Elbasanit ka gjetur vdekjen si pasojë e një arresti kardiak, bën me dije policia.

Blutë bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. P., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ai është gjetur pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal, në gjendje të rëndë shëndetësore, pa shenja dhune, dyshohet i asfiksuar, por ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital.

Ndërkohë një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Mat, ku një 15-vjeçar ka rënë nga një vend i thepisur dhe ka humbur jetën.

Policia tha se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë dhe viktima është shtetasi G. K.,15 vjeç.

Njoftimet e policisë:

Mat/informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë, shtetasi G. K.,15 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Llixhë, Elbasan, pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, pa shenja dhune, shtetasi A. P., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.