MENU
klinika

Sulmi i Iranit/ "Duhet të rritet vigjilenca"

Eksperti i politikës së jashtme: Sulme të tilla kibernetike mund të çojnë në…

07.09.2022 - 21:59

Në emisionin “Open” është duke u diskutuar vendimi i qeverisë shqiptare për të dëbuar nga vendi të gjithë stafin diplomatik të ambasadës së Republikës së Iranit në Tiranë, duke i shpallur kështu “luftë” diplomatike Teheranit zyrtar.

Lidhur me vendimin që komunikoi kryeministri Rama, ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi tha se është i duhuri dhe duhet të ishte marrë që në vitin 2020 kur Shqipëria dëboi katër diplomatë iranianë.

“E vlerësojmë si një vendim të drejtë. Të duhur dhe proporcionale me atë që ka ndodhur në Shqipëri. Sulmi që ndodhi ndaj sigurisë kibernetike dhe shërbimeve jetësore për një vend ishte shumë i rëndë. Ju kujtoj se para dy muajsh në Shqipëri do mbahej një samit për Iranin e lirë, ku do merrnin pjesë edhe personalitete të shquara botërore dhe u anulua për shkak të një rreziku serioz. Me të drejtë u mor ky vendim që duhet të ishte marrë më parë. PD dhe Sali Berisha kanë deklaruar dy vite më parë kur qeveria Shqiptare vendosi të dëbojë ambasadorin iranian dhe në 2020 kur katër diplomatë u dëbuan, duhet të ishte marrë ky vendim”, tha Bumçi.

Ndërkohë, eksperti i politikës së jashtme, Adrian Shtuni tha se pas këtij vendimi do të shtohen sulmet hibride të Iranit duke synuar goditje kibernetike, ndaj qeveria duhet të marrë masa dhe të jetë vigjilente ndaj rrezikut duke rritur kapacitetet mbrojtëse.

Por, Shtuni theksoi se Shqipëria është e mbrojtur nga aleatët në lidhje me këtë çështje dhe në rast të një sulmi në përmasa të mëdha, atëherë mund të aktivizohet edhe neni 5 i protokollit të sigurisë së NATO-s.

“Po regjimi i Iranit dihet që sponsorizon sulmet kibernetike dhe terroriste nëpërmjet korpusit të Gardës Islamike që kanë buxhetin 7 milionë dollarë në vit, sa gjysma e buxhetit të Shqipërisë. Ata janë të mire financuar dhe kapacitetet i kanë. Nuk mendoj se Irani do tentojë të bëjë ndonjë farë goditje fizike, por nëpërmjet planit hibrid me sulme kibernetike. Shqipëria duhet të rrisë kapacitetet e veta, në kuadër të planit të NATO-s 2022. Sulme të tilla kibernetike mund të çojnë edhe në aktivizimin e nenit 5 të traktatit të NATO-s, sepse nëse ndodh një sulm i madh atëherë mund të konsiderohet si sulm ndaj gjithë aleatëve të NATO-s. Ndaj Shqipëria nuk është vetëm përballë rrezikut iranian. Nuk ka vend për frikë por ka vend për të ruajtur vigjilencën”, u shpreh Shtuni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”