MENU
klinika

Atentat në Greqi

Ekzekutohet me breshëri plumbash 52-vjeçari

16.09.2022 - 12:10

Një vrasje brutale ka ndodhur në Chrysoupolis Kavallë në të gdhirë.

Viktimë ka mbetur një 52-vjeçar.

Sipas informacioneve të protothema.gr, persona të panjohur i kishin ngritur kurthin e vdekjes 52-vjeçarit jashtë fabrikës së mermerit ku ai punonte.

52-vjeçari si çdo mëngjesi ishte nisur për në punë dhe në momentin që ka zbritur nga makina është përballur me breshërinë e plumbave të cilët rezultuan fatalë.

Mësohet se viktima ishte baba i dy fëmijëve.

Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur nga mediet greke.

Policia ka rrethuar zonën dhe vendin ku u vra biznesmeni dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/autorëve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja.