MENU
klinika

Jeni kuriozë?

Emri i banorit të parë të “Big Brother VIP Kosova”

12.09.2022 - 12:07

Sabri Fejzullahu është një nga artistët më të dashur në gjithë trojet shqiptare. Ai mban mbi supe një karrierë 50-vjeçare dhe ka arritur t’ju mbijetojë të gjitha kohërave. Në repertorin e tij muzikor, Fejzullahu numëron qindra hite, disa prej tyre bashkëpunime me artistë të njohur.

Ndonëse çdo këngë e tij ka qenë mjaft e suksesshme, Sabriu ka treguar së fundmi se njëra prej tyre i ka mbetur peng që nuk marrë vëmendjen e duhur. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Sabriu tha se dueti me Ledina Çelon, “Ma ke prish gjumin e natës” nuk është vlerësuar siç duhet. Dyshja morën pjesë me këtë këngë në “Festivalin e Këngës” në vitin 1999 dhe ata nuk u vlerësuan nga juria e asaj kohe. Edhe pse kanë kaluar mbi 20 vite që nga ajo kohë, duket se Sabriu e ka të pamundur ta harrojë këtë fakt.

Mirëpo, këngëtari i njohur ka marrë sërish një vëmendje të madhe. Zbulohet se ai do të jetë banori i parë i “Big Brother VIP Kosova”, shkruan “Alb Hite” ne Instagram.

Llogaria e “Big Brother VIP Kosova” në Instagram ka postuar një foto me emër dhe vetëm një shkronjë për të gjetur banorin e parë. Dyshimet e shumta jane per Sabriun.

E kush tjetër mund të jetë përvec se Sabriut?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk kam probleme mendore"

Reagon për herë të parë Fifi

Produksioni jep lajmërimin zyrtar

Shtyhet finalja e “Big Brother VIP”