MENU
klinika

Armando Broja

“Ëndërr e bërë realitet, tani e ndjej veten burrë”

02.09.2022 - 22:27

Armando Broja firmosi sot rinovimin e tij me klubin e Chelsea, duke nënshkruar një kontratë 6-vjeçare me londinezët. Bomberi kuqezi nënshkroi kohëzgjatjen e kontratës edhe me një vit.

Një vendim shumë i rëndësishëm për karrierën e sulmuesit të Shqipërisë i cili ka treguar emocionet e tij në një video të publikuar nga klubi blu: “E them me sinqeritet që është një ëndërr që bëhet realitet që të firmos kontratën time të re te Chelsea, klubi tek i cili kam qenë që kur isha 9 vjeç. Sinqerisht, nuk kam fjalë.

Më kujtohet kur iu bashkova klubit, më kujtohet momenti me mua dhe Drogba pikërisht në vendin ku po qëndroj aktualisht, ai është një nga idhujt e mi të Chelsea”, – tha sulmuesi shqiptar i cili më pas bëri një xhiro të ambienteve të klubit teksa kujtonte momente të viteve të tij kur ishte pjesë e akademisë.

“Ndeshja që kujtoj është ajo kur luajtëm kundër Manchester City në Kupën e Premier League. Ne e humbëm atë ndeshje 2-1, por ishte një gjë e madhe për mua që të mësoja ndjenjën e humbjes dhe nuk dua ta kem atë ndjesi përsëri.

Na është mësuar të fitojmë gjithmonë, të luajmë në mënyrën tonë të lojës dhe ne kemi fituar shumë në atë fushë, është një fushë e famshme. Tani do të kalojmë në ‘Rrugën e Famshme’. Duket e pabesueshme se nuk është ndonjë gjë e madhe, është vetëm një rrugë.

Por është një hap masiv kur e mendon se kalon nga një fëmijë në një burrë. Kjo është hapësira mes akademisë dhe skuadrës së parë, janë shumë afër, por edhe shumë larg sa i përket arritjes të atij niveli.

Mendoj se kujtoj kur erdha për herë të parë të stërvitem te kjo fusha këtu (e ekipit të parë) dhe ishte një moment i pabesueshëm për mua që të shihja të gjithë lojtarët që dilnin nga dhomat e zhveshjeve dhe unë po qëndroja aty. Uau, unë i kam parë të gjithë këta djem në TV dhe tani të stërvitem me ta….

Që nga viti 2018 dhe deri tani, një nga gjërat më të mëdha që kam mësuar në futboll është që të kem një mentalitet të fortë. Kur ke lojtarë në skuadër që të ndihmojnë, si Azpiliqueta për shembull, ai është kaq mirëpritës dhe mundohet të ndihmojë të rinjtë, që të të heqë trysninë, është një njeri i mirë që më ka ndihmuar që nga viti 2018 e deri tani.

E ardhmja? Unë do të vazhdoj përpara, do të vazhdoj të ngjitem në atë kodër të pjerrët. Të gjithë thonë se askush nuk do të ketë një rrugë të lehtë deri në majë, por duhet të jesh i fokusuar, të punosh shumë, të bësh çdo gjë që mundesh për klubin, të japësh gjithçka për të dhe për tifozët.

Unë dua të luaj një rol të rëndësishëm për të shpaguar Chelsea pasi ata kanë bërë shumë për mua dhe unë dua të bëj shumë për ta. Ndaj siç e thashë do të vazhdoj përpara, që të bëj sa më shumë kujtime me fanellën e bluve duke shpresuar që të vazhdojë. Por ka qenë mjaft mirë deri tani”, – ishin fjalët e Brojës në videon e publikuar pas firmës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN