MENU
klinika

Çfarë dosje i ka treguar ish ambasadori Donald Lu

Financimi rus për PD/ Berisha bën përgjegjës Bashën

16.09.2022 - 12:39

Ish kryeministri Sali Berisha duke iu referuar kabllogramit të Departamentit të Drejtësisë amerikane për financimin 500 mijë USD nga Rusia për PD-në e Shqipërisë në vitin 2017, ka akuzuar për përgjegjësi personale ish kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Berisha tregon se bazuar në “infommacionet paraprake që kam për fondet që Binjata ka dërguar te Muzin dhe një pjesë e madhe e pagesave që Basha ka bërë, nuk ka kaluar asnjë prej tyre nga arka e PD dhe fondet e PD”.

“Për këtë arsye, përgjegjësia nuk është e PD, por është individuale e Lulzim Bashës, për aq sa përfaqësonte dhe atyre që janë përfshrë në këto transaksione”, thekson Berisha.

Sipas tij, “rikthimi i kësaj cështje në qendër të vëmendjes së mediave ndërkomëbtare referuar zyrtarëve të lartë amerikane provon atë që kam denoncuar dhjetra herë se Basha është mbajtur peng me këtë dosje e duhet të japë urgjentisht përgjigje për origjinën e parave që kanë kaluar nga Binjata tek Muzin”.

Deklarata e Berishës:

Lidhur me aferën Basha sqarojmë se në 2018 ambasadori Donald Lu më solli në zyrë një dosje me një artikull të portalit apo gazetës Mother Jones për finacnimin me para ruse të Nick Muzin me qëllim që ky të lobojë për Bashën dhe PD.

Në dosje përvec artikullit të mother dhe një flete që tregonte se Muzin ishte i regjistuar në departamentin e Drejtësisë si lobues i kryetar të PD Basha nuk kishte asnjë dokument tjetër lidhur me këtë aferë.

Basha i pyetur nga unë se cfarë qëndron më deklaroi se paratë e pagauar për Nick Muzin janë para të mbledhura në përputhje me rregullat të shqiptarëve në diasporë dhe se artikulli nuk ka asgjë të vërtetë.
Midis artukullit të gazetës dhe deklarimit të Bashës unë kam besuar variantin e këtij të fundit.

Më vonë jam vënë në dijeni të faktit që Basha mbahej peng me dosjen Muzin dhe se cështja ndaj tij u mbyll në gjykatë me ndërhyrje të Agacit ku prokurori duke shkelur ligjin nuk bëri rekursin e cështjes në Gjykatëne Lartë.

Unë e kam denoncuar këtë nga foltorja në foltore. Më vonë jam indormuar se Basha kishte mashtruar dhe nuk kishte bërë mbkedhje fondesh në diasporë.

Pas këtyre informacioenve vetëkuptohet që burimi i parave të vetëpagaura mund të ishte rus, pra ai që kishte shkruar Mother Jons.

Në 14 prill 2022 kam denoncuar para jush në parlament financimin rus të Bashës dhe mbylljen e dosjes ruse nga Edi Rama.

Rikthimi i kësaj cështje në qendër të vëmendjes së mediave ndërkomëbtare referuar zyrtarëve të lartë amerikane provon atë që kam denoncuar dhjetra herë se Basha është mbajtur peng me këtë dosje e duhet të japë urgjentisht përgjigje për origjinën e parave që kanë kaluar nga Binjata tek Muzin.

Nga informmacikonet paraprake që kam për fondet që Binjata ka dërguar te Muzin dhe një pjesë e madhe e pagesave që Basha ka bërë, nuk ka kaluar asnjë prej tyre nga arka e PD dhe fondet e PD.

Për këtë arsye, përgjegjësia nuk është e PD, por është individuale e Lulzim Bashës, për aq sa përfaqësonte dhe atyre që janë përfshrë në këto transaksione.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN