MENU
klinika

Dedikimi më i ëmbël

Fjalët e Dojnës për të birin e saj

21.09.2022 - 11:01

Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata u bënë prindër për herë të parë në gusht të këtij viti. Që nga ajo kohë, moderatorja ndan postime mjaft të ëmbla për të birin e saj.

Mirëpo kështu ka bërë së fundmi Dojna, ku ka publikuar një foto të këmbëve të djalit dhe ka shkruar disa fjalë mjaft të ëmbla:

“Nje muaj me pare njoha dashurine me te madhe te jetes sime♥️Tani i kuptoj te gjitha mamate qe kane femijen ne Wallpaper”.

Gjatë një intervistë më herët, kur Dojna ishte shtatzënë, zbuloi se kur do të rikthehej në ekran.

Kjo është shtatzënia ime e parë dhe as vetë nuk e di se çfarë do të ndiej pasi ai të ketë ardhur. Është një rrugëtim sa i bukur, aq edhe rraskapitës. Megjithatë as nuk e mendoj tërheqjen nga ekrani, për sa kohë puna më jep energji dhe më bën të lumtur. Nëse gjithçka shkon mirë dhe do të ndihem gati, rikthehem në ekran në janar. Përpara se të bëhem nënë, jam grua që kam dëshirat dhe ëndrrat e mia. Jam e bindur që as im bir s’do të donte të kishte një mami e cila heq dorë nga një pjesë e jetës së saj për të cilën ka punuar që 19 vjeçe. Fatmirësisht punoj në një ekran ku gratë tregojnë çdo ditë se sa të forta janë dhe se mëmësia s’ka qenë kurrë një problem. Përkundrazi, ka plot shembuj nënash fantastike që frymëzojnë në “Top”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Sfida më e vështirë që po përballem"

Dojna Mema publikon foto me djalin