MENU
klinika

Postimi që nxiti dyshimet

Flor Binaj krah Luanës në emisionin e ri?!

10.09.2022 - 08:05

Luana Vjolla po rikthehet në ekran, lajm që ka gëzuar tej mase fansat e saj të shumtë.

Ylli shqiptar ka konfirmuar se projekti i ri do ta gjejë nën logon e TV Klan ku tashmë kanë nisur përgatitjet.

Datë konkrete për fillimin e tij nuk ka zbuluar akoma por dihet që tashmë po punohet për çdo detaj që shou i saj të nis shumë shpejt.

Por me postimin e fundit mos na zbuloi një tjetër detaj, shumë të rëndësishëm?!

Luana ka publikuar një fotografi me Florian Binaj, aktorin që krah saj ka qenë për dy sezone në ‘’Shiko Kush Luan’’.

Foto e bërë si duket në një drekë na bën të dyshojmë se mos aktori shumë i dashur i humorit shqiptar do të jetë pjesë e programit të ri të Luanës?

Mbetet të shihet, por do të ishte fantastike.