Zgjidhet gjithcka në grupet 1 dhe 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve, me Holandën që fiton edhe në shtëpi ndaj Belgjikës dhe mban kreun thuajse perfekte, me 5 fitore dhe vetëm 1 barazim. Franca humb sërish dhe kreun e merr Kroacia.
Kroacia fitoi 1-3 në Austri dhe siguroi biletën e parë në “Final Four”, duke e mbyllur në vend të parë në Grupin 1 të Ligës A me 13 pikë, një më shumë se Danimarka, që mposhti 2-0 kampionët e botës të Francës.
Luka Modric, Marko Livaja dhe Dejan Lovren realizuan golat e fitores për nënkampionët e botës, teksa ekipi i Rangnick barazoi përkohësisht me anë të Christoph Baumgartner.
Ndërkohë, Danimarka iu fal golave të Kasper Dolberg dhe Andreas Skov Olsen në pjesën e parë për të thyer Francën e Deschamps. Austria e mbylli në vend të fundit duke rënë në Ligën B.
Edhe Holanda në “Final Four”. Kombëtarja e Van Gaal mposhti 1-0 Belgjikën falë golit me kokë të Virgil Van Dijk në çerekorëshin e fundit, duke vulosur vendosin e parë në Grupin 4 të Ligës A, aty ku Uellsi u rendit në vend të fundit, duke zbritur në Ligën B.
Humbje pa pasoja për Turqinë në Grupin 1 të Ligës C. Kombëtarja turke kishte siguruar kalimin në Ligën B, ndërkohë që sot u mposht 2-1 në Ishujt Faroe. Luksemburgu fitoi 1-0 ndaj Lituanisë, me këta të fundit që do të luajnë në “play-out”.
Nations League
Grupi 4, Liga A
HOLANDË-BELGJIKË 1-0 (Van Dijk 73′)
Grupi 1, Liga A
AUSTRI-KROACI 1-3 (Baumgartner 9′ / Modric 7′, Livaja 69′, Lovren 73′)
DANIMARKË-FRANCË 2-0 (Dolberg 34′, Skov Olsen 39′)
Grupi 1, Liga C
ISHUJT FAROE-TURQI 2-1 (Davidsen 53′, Edmunsson 59′ / Gurler 89′)
LUKSEMBURG-LITUANI 1-0 (Rodrigues 89′)