MENU
klinika

Jo vetëm nga rroga

Futbollistët që përfituan më shumë në 2022

17.09.2022 - 12:28

Shifrat që qarkullojnë në botën e futbollit janë marramendëse. Nga blerjet rekord që bëjnë klubet e mëdha të futbollit europian te rrogat e jashtëzakonshme që përfitojnë yjet e sportit më të dashur në botë.

Portali Sportico ka publikuar renditjen e 10 futbollistëve që fitojnë më shumë nga rrogat që përfitojnë dhe nga sponsorizimet. Bie në sy që tre futbollistë janë të PSG-së.

RENDITJA

10 – Griezmann, Atletico Madrid: totali 27,5 milionë euro (rroga 22 milionë, sponsorizime 5,5).

9 – De Bruyne, Manchester City: totali 29 milionë euro (rroga 25,5 milionë, sponsorizime 3,5).

8 – Sterling, Chelsea: totali 29,4 milionë euro (rroga 21,4 milioni, sponsorizime 8).

7 – Iniesta, Vissel Kobe: totali 30 milionë euro (rroga 23 milionë, sponsorizime 7).

6 – Hazard, Real Madrid: totali 31,3 milionë euro (rroga 28,6 milioni, sponsorizime 2,5).

5 – Salah, Liverpool: totali 39,5 milionë euro (rroga 24,5 milionë, sponsorizazimi 15).

4 – Neymar, PSG: totali 91 milionë euro (rroga 56 milionë, sponsorizimi 35). 3 – Messi, PSG: totali 110 milionë euro (rroga 62 milionë, sponsorizime 48).

2 – Ronaldo, Manchester United: totali 113 milionë euro (rroga 53 milionë, sponsorizime 60).

1 – Mbappe, PSG: totale 125 milionë euro (rroga 105 milionë, sponsorizimi 20).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liga që gjeneron mbi 2.5 miliardë

P.League, aty ku vendi i fundit merr 100 mln £


Katër futbollistët që përfundojnë në tribunë

Ndryshon lista e Silvinjos për Ukrainën

Shqipëria konsiderohet sërish jofavorite

Si e kuotojnë bastet ndeshjen me Ukrainën