MENU
klinika

Informacioni paraprak

Gjirokastër, gruaja bie nga lartësia dhe gjen vdekjen

06.09.2022 - 14:09

Një grua humbi tragjikisht jetën këtë të martë në Gjirokastër pasi ra nga lartësia. Burime bëjnë të ditur se viktima është Aksinja Lula, 61-vjeçe.

Ajo dyshohet se ra nga ballkoni për shkak të luhatjes së tensionit. Në vendin e ngjarjes shkoi ambulanca, por fatkeqësisht gruaja nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

“Rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një lartësi, shtetasja A. L., 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një informacion paraprak për ngjarjen.