MENU
klinika

Akuzohej për deklarim të rremë të pasurisë

GJKKO shpall të pafajshme anëtaren e KPK

16.09.2022 - 14:12

Gjykata e Posaçme deklaron të pafajshme anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Etleda Çiften.

SPAK kërkonte dënimin me 1 vit burg për Etleda Çiften, të konvertuar në 2 vite Shërbim Prove, të akuzuar për “falsifikim të dokumenteve” dhe për “deklarim të rremë të pasurisë”.

Sipas SPAK, Çiftja ka bërë deklarim të rremë në deklaratat e saj në ILDKP në lidhje me burimin e të ardhurave për blerjen e dy sipërfaqeve trualli.

Ndërkohë, nga hetimi ka rezultuar se dy sipërfaqet e truallit Çiftja i ka blerë nga familjarët e saj, me qëllim krijimin e një situate fiktive për të marrë një kredi për blerjen e një apartamenti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN