MENU
klinika

Dyshohet se pas sulmit qendrojnë grekët

Hakerohet ueb faqja e MASH në Maqedoninë e Veriut

10.09.2022 - 13:00

Është hakeruar ueb faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Maqedoninë e Veriut

Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shfaqet mesazhi , në të cilin thuhet se faqja është hakeruar nga hakerat grekë “HACKED BY GREEK HACKINGTEAM NETËATCHERS”.

Për shkak të sulmit, nuk hapet asnjë nënfaqe e kësaj ueb faqeje, ndërsa të gjitha lidhjet e publikuara çuan në një video në YouTube të titulluar “Maqedonia e famshme”, shkruan Alsat.Për momentin, faqja është plotësisht jashtë linje.