MENU
klinika

Aksioni i IMT-së dhe policisë bashkiake në Durrës

Hapësira publike pranë lulishtes së Mauzoleumit të Dëshmorëve

14.09.2022 - 11:55

Aksioni i IMT dhe Policisë Bashkiake është zhvendosur në një tjetër zonë të qytetit të Durrësit, pranë lulishtes së Mauzoleumit të Dëshmorëve, ku preken të paktën 25 objekte të cilat zhvillojnë aktivitetin në këtë territor.

Prej të paktën 15 vitesh lulishtja pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve, është kthyer nga një lulishte e cila frekuentohej nga të moshuar dhe të rinj, në një hapësirë vetëm me lokale, për të cilat disa pensionistë shprehen të indinjuar.

“Ky aksion duhej të ishte bërë më parë, është i vonuar. Ne jemi pensionistë dhe dikur uleshim në këtë lulishte, sot të vjen kamarieri dhe të thotë çdo marrësh sa ulesh.”- u shpreh një qytetar.

“T’i heqin dhe mos t’i lënl më të zënë lulishten, se ne kemi shtëpitë në katet e para dhe prej shumë vitesh na kanë shqetësuar. I kemi thënë dhe policisë, por nuk i hiqnin asnjëherë.”- tha një qytetar,

“Lulishten ta lirojnë dhe t’ia kthejnë qytetarëve, por mos të harrojnë që këtu pranë qytetarët zbresin nga autobuzi, apo pensionistët qëndrojnë dhe shtyjnë ditët, prandaj bashkia duhet të vendosë dhe tualete publike dhe të investojnë në stola.”- u shpreh një tjetër.

Policisë Bashkiake, efektivë nga Policia e Shtetit dhe punonjës të IMT do të ndjekin aksionin e urdhëruar nga kryetarja e bashkisë Emiriana Sako, e cila është zotuar për lirimin e të gjithë hapësirave publike dhe kthimin e tyre qytetarëve.