MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Harta elektorale e 61 bashkive aktuale

18.09.2022 - 10:35

Plot 71% e pjesëmarrësve në zgjedhjet e vjetshme parlamentare ishin banorë të 42 bashkive të majta

Nga deklaratat e derisotme të mazhorancës, duket se harta territoriale e vendit nuk do të ndryshojë para zgjedhjeve lokale. Dhe pa 77 votat e mazhorancës, opozita ka pak ose aspak mundësi të ndryshojë gjë. Për këtë arsye, duket se partitë opozitare po përgatiten intensivisht nëpër bashkitë aktuale, për të rifituar terrenin që humbën nga bojkotimi katastrofik që u bënë zgjedhjeve lokale të 2019-ës…

Po si paraqitet harta elektorale e 61 bashkive aktuale të vendit?

Hera e fundit që u regjistrua një rezultat kompetitiv elektoral në to ishte vjet në prill, kur partitë garuan mes tyre, për të marrë sa më shumë vota në secilën bashki (në funksion të zgjedhjeve parlamentare). Dhe ja si u ngjyrosën bashkitë.

42 bashkitë ku PS+PSD morën vjet në prill më shumë se gjysmën e votave

Polican, Gramsh, Librazhd, Selenice, Tepelene, Vlore, Himare, Cerrik, Permet, Konispol, Pustec, Memaliaj, Belsh, Kucove, Puke, Vore, Berat, Finiq, Dropull, Patos, Rrogozhine, Kolonje, Prrenjas, Lushnje, Dimal, Skrapar, Shijak, Fier, Peqin, Maliq, Elbasan, Roskovec, Sarande, Delvine, Tirane, Gjirokaster, Kelcyre, Divjake, Mat, Durres, Vau i Dejes, Libohove.

Në Poliçan, PS+PSD patën rezultatin më të lartë (66.4%), duke vazhduar në zvogëlim deri në 50.02% (në Libohovë). Kjo prirje zvogëlimi është pasqyruar në hartën shoqëruese me rënien e intensitetit të ngjyrës së mazhorancës.

Në këto 42 bashki votuan plot 1 milionë e 175 mijë zgjedhës, ose 71% e pjesëmarrësve në zgjedhje.

19 bashkitë ku PD+LSI+partitë e tjera morën vjet në prill më shumë se gjysmën e votave:

Kurbin, Tropoje, Has, Kukes, Shkoder, Mirdite, Diber, Kamez, Lezhe, Devoll, Bulqize, Fushe-Arrez, Klos, Kavaje, Mallakaster, Korce, Kruje, Malsi e Madhe, Pogradec.

Në Kurbin, PD+LSI+partitë e tjera patën rezultatin më të lartë (68.7%), duke vazhduar në zvogëlim deri në 50.1% (në Pogradec). Kjo prirje zvogëlimi është pasqyruar në hartën shoqëruese me rënien e intensitetit të ngjyrës së opozitës.

Në këto 19 bashki votuan vetëm 487 mijë zgjedhës, ose 29% e pjesëmarrësve në zgjedhje.

Harta elektorale e 61 bashkive, e regjistruar në prill 2021

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ramës i intereson përçarja brenda PD-së”

Zaloshnja: Elektorati i djathtë i ndarë në tre segmente

Bilanci i stinës politike/ "Basha ‘u shkri’"

Zaloshnja: Ja sa njerëz e shohin sot Berishën për kryeministër

“Dyfishimi i makinave dhe përgjysmimi i konsumit të karburanteve”

Zaloshnja ‘zbërthen’ shifrat zyrtare: Evazion fiskal në dogana