MENU
klinika

"Do kërkojmë referendum!"

Harta territoriale/ Deputetja e PD reagon pas vendimit të PS

13.09.2022 - 12:07

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pas vendimit të PS për të mos ndryshuar hartën territoriale.

Në një reagim në rrjetet sociale, Çupi thekson se kjo është tallje me qytetarët, duke theksuar se “Rama kërkon rezultate në tavolinë”.

Sipas deputetes Edi Rama ka frikë nga vota, ndaj thotë se përgjigja e qytetarëve do të jetë referendumi. “Ne do të kërkojmë referendum për ndryshimin e hartës territoriale”, thotë Çupi.

“Vendimi i PS, për të mos ndryshuar hartën territoriale, është tallje me qytetarët që duan ndryshim të hartës.

Është tallje me partnerët që u angazhuan në proces.

Është tallje me parlamentin.

Është shpërdorim i taksave të qytetarëve, për një proces të paracaktuar nga vullneti i Edi Ramës.

Edi Rama ka frikë të përballet në një betejë të vërtetë elektorale dhe kërkon rezultat ne tavoline. Kështu ka bêre në çdo zgjedhje. Kur ndryshoi hartën territoriale në 2015, kur ndryshoi në mënyrë të njëanshme sistemin zgedhor.

Edi Rama ka frikë nga vota.

Përgjigja e qytetarêve do të jetë referendumi. Ne do të kërkojmë referendum për ndryshimin e hartës territoriale.

Askush nuk mund të dalë mbi vullnetin e zgjedhësve”, shkruan deputetja e PD.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reforma Territoriale/ "Rama s’jep asgjë falas”!

“BIRN: Më vështirë gjetja e konsensusit, se vijëzimi i kufijve lokalë