Të gjithëve u ka rastisur të “takohen” të paktën një herë në rrjetet sociale si Instagram apo TikTok me personazhin Hasbulla Magomedov. Djaloshi 19-vjeçar, që ka një sëmundje genetike, e cila nuk e lejon të zhvillohet dhe, në këtë formë, të ngjasojë me një fëmijë, tashmë ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me UFC.
Hasbulla, shpeshherë është parë në eventet e UFC si një fans i kësaj disipline duke krijuar një marrëdhënie të veçantë me presidentin e UFC, Dana Ëhite, po ashtu edhe me kampionin Khabib Nurmagomedov.
Madje, Hasbulla ka nxitur edhe konflikt me Connor McGregor, megjithatë, nëse po mendoni se rusi i vogël do të ndeshet me irlandezin, atëherë e keni gabim.
Kjo pasi kontrata e Hasbulla me UFC konsiston vetëm në paraqitjen e tij në ring si një promotor i sportit dhe jo për t’u ndeshur teksa Federata kërkon të përdorë popullaritetin e Hasbulla për të rritur shikueshmërinë e ndeshjeve në oktagon.
Sakaq, edhe pse kontrata në shifra e Hasbulla nuk është bërë publike, persona zyrtarë në UFC deklarojnë se ai do të përfitojë ekonomikisht edhe më shumë se yje të këtij sporti.