MENU
klinika

E parashikuar këtë javë

Homazhet për Elizabeta II, shtyhet ndeshja evropiane

12.09.2022 - 15:24

Sfida e Europa League mes Arsenalit dhe PSV Eindhoven, e cila ishte programuar të luhej të enjten e 15 shtatorit, është shtyrë për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II, e cila u nda nga jeta më 8 shtator.

Duke parë që Mbretëria e Bashkuar do të mbajë disa ditë zi për Madhërinë e Saj dhe do të ketë shumë pak policë për të ruajtur rendin në stadium, sfida që ishte projektuar në Londër do të zhvillohet në një datë tjetër, e cila mbetet ende e papërcaktuar.

Kjo është ndeshja e dytë europiane që është shtyrë për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II, pas asaj midis Rangers dhe Napolit, ndërsa për rikthimin e Premier League, ende nuk ka asnjë datë zyrtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN