MENU
klinika

Kërkesë e pazakontë për karafila

Homazhet për Mbretëreshën Elizabeth II ‘ndikim’ deri në Turqi

12.09.2022 - 13:22

Kultivuesit kryesorë turq i janë drejtuar ngarkesave ajrore, transportit me avionë që të jenë në gjendje të plotësojnë me shpejtësi kërkesën që është rritur për karafilat e tyre që do të përdoren gjatë periudhës së zisë dhe funeralit të Mbretëreshës Britanike Elizabeth II.

Monarkja më jetëgjatë e Britanisë, Elizabeth II vdiq të enjten pasdite pasi shëndeti i saj u përkeqësua. Varrimi i saj do të bëhet më 19 shtator.

Kërkesa për karafila që do të përdoren gjatë periudhës së zisë dhe funeralit shtetëror të mbretëreshës 96-vjeçare është rritur deri në 90%, sipas kultivuesve nga provincat turke të Antalias jugore dhe provincave jugperëndimore të Ispartës.

Ata thonë se kanë nisur dërgesat për të paktën 1.5 milionë lule dhe firmat janë detyruar të zgjedhin transportin ajror, në vend të transportuesve tradicionalë tokësorë, për të përmbushur porositë që kanë bërë që orët ditore të punës të rriten dhe kompanitë të punësojnë punëtorë shtesë.

Përveç programit 10-ditor, pritet që kërkesat të vazhdojnë për rreth një muaj, sipas mediave turke.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN