Baftja Çelaj, 63-vjeç, banues në fshatin Ngracan në Mallakastër i ka dhënë fund jetës me fotoksinë.
Ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi 63-vjeçari është babai i Indrit Çelajt, tekniku i kondicionerit, i cili u vra nga vellezërit Griseldo dhe Albano Kusi ne 22 gusht te vitit 2019 në Tiranë në banesën e tyre në Myslym Shyri, pas një konflikti për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionierit.
Babai i Indrit Çelajt në një prononcim për mediat shprehej asokohe se i biri nuk kishte konflikte dhe se ishte një njeri shumë i edukuar që nuk dinte të ofendonte kënd.
‘Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjëri . Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat . Cuni është vrarë ne 11 paradite unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentat. Cunin e kishte marrë policia. Djali ishte në punë , punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali , ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten . Sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua…”- shprehej ai.
26-vjeçari Indrit Çelaj u vra më 22 gusht në një vilë në kryeqytet ku po punonte si mekanik për të rregulluar kondicionerin. Ai humbi jetën pasi u qëllua me një plumb pistolete në kokë nga djemtë e pronarit të ndërtesës Bujar Kusit, ku ai po punonte. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, ndërsa i riu, Indrit Çelaj me origjinë nga Mallakastra, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.
Pavarësisht se u munduan të manipulojne ngjarjen e rëndë Gjykata e Tiranës vendosi t’i dënojë dy vellezerit përkatesisht me 12 vite burg Griseldon dhe me dy vite Albano Kusin.