Inter ka marrë 3 pikët e para në grupet e Champions League. Të besuarit e Inzaghit e bëjnë diçka të tillë në Çeki ndaj Plzen, duke fituar 0-2 (Ndeshja e dytë e grupeve, Champions League).
Zikaltrit do e nisnin takimin duke ushtruar presion ndaj kundërshtarit, ndërsa vendasit do preferonin të luanin me kundërsulme. Goli që do zhbllokonte shifrat do vinte në minutën e 19-të.
Një goditje e bukur e Edin Dzeko do ishte e pamundur për t’u kapur nga portieri i çekëve, me festën e tifozëve të nënkampionëve të Italisë në shkallët e stadiumit Doosan Arena, që ishte e ligjshme.
Djemtë e Bilek Michal do provonin të reagonin, por gjuajtjet nga larg të tyre nuk do shqetësonin shumë portierin Handanovic. Gjërat u bënë më të lehta për Interin në pjesën e dytë, sidomos pas daljes me karton të kuq të Buchas. Inferioriteti numerik do jepte efektin e vet, pasi goli i dytë do vinte nga Skriniar në minutën e 71-të.
Në fundin e sfidës pati minuta edhe për Kristjan Asllanin që debuton në Champions League. Takimi i radhës për italianët është Inter-Barcelona, ndërsa Plzen udhëton në Gjermani për të luajtur ndaj Bayern Munchen. Në ndeshjen tjetër në orën 18:45, Sporting Lisbon mposhti 2-0 Tottenham.