MENU
klinika

Serie A, Java 6

Interit i mjafton një gol, rikthehet te fitorja

10.09.2022 - 20:01

Pas humbjes në kampionat dhe asaj në Champions League, Inter është rikthyer te fitorja, duke mposhtur 1-0 Torinon në sfidën e luajtur në Milano. Tri pikë që “shpëtojnë” edhe trajnerin Inzaghi.

Pjesa e parë ka qenë e vakët me raste, madje Interi nuk ka bërë asnjë goditje në portë në këtë fraksion loje. Rastin më të mirë e ka patur Vlasic, por Handanovic ka pritur goditjen e tij me këmbë.

Pjesa e dytë hapet me një goditje të bukur me kokë të Sanabria, që më pas merr karton të kuq (për një goditje me bërryl ndaj Calhanoglu), që anulohet nga VAR. Handanovic është vendimtar sërish duke pritur goditjen e dënimit të Ricardo Rodriguez.

Interi mundohet të reagojë dhe i afrohet golit me Lautaron. Kur dukej se kjo sfidë do të përfundonte ashtu siç nisi (0-0) mendon Brozovic, që të zhbllokojë rezultatin dhe të kalojë në avantazh skuadrën e Inzaghit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN