Vdekja e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe Elisabeth II ka tronditur mbarë botën.
Monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar vdiq në Kalanë Balmoral në Skoci pasi mjekët thanë se ishin shqetësuar për shëndetin e saj të enjten.
Ceremonia mortore në nder të Mbretëreshës pritet të zgjasë 10 ditë sipas protokollit mbretëror ku krerët e të gjitha vendeve pritet të jenë të pranishëm.
Ende nuk dihet se kush do të jetë i deleguari i Shqipërisë në këtë ceremoni, e cila tashmë ka vëmendjen e gjithë botës.
Ndërkohë një fakt interesant na kthen shumë vite pas në kohë, në ceremoninë mortore të Mbretëreshës Viktoria (24 maj 1819 – 22 janar 1901).
Në librin me kujtime të Ismail Qemalit, tregohet se ai ishte i ftuar në ceremoninë mortore kushtuar Mbretëreshës Viktoria në vitin 1901.
Në atë kohë Ismail Qemali ishte Guvernator i Përgjithshëm i krahinës së Danubit të Poshtëm./fjala.al