MENU
klinika

1901

Ismail Qemali në ceremoninë mortore të Mbretëreshës

10.09.2022 - 12:47

        Vdekja e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe Elisabeth II ka tronditur mbarë botën.

Monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar  vdiq në Kalanë Balmoral në Skoci pasi mjekët thanë se ishin shqetësuar për shëndetin e saj të enjten.

Ceremonia mortore në nder të Mbretëreshës pritet të zgjasë 10 ditë sipas protokollit mbretëror ku krerët e të gjitha vendeve pritet të jenë të pranishëm.

Ende nuk dihet se kush do të jetë i deleguari i Shqipërisë në këtë ceremoni, e cila tashmë ka vëmendjen e gjithë botës.

Ndërkohë një fakt interesant na kthen shumë vite pas në kohë, në ceremoninë mortore të Mbretëreshës Viktoria (24 maj 1819 – 22 janar 1901).

Në librin me kujtime të Ismail Qemalit, tregohet se ai ishte i ftuar në ceremoninë mortore kushtuar Mbretëreshës Viktoria në vitin 1901.

Në atë kohë Ismail Qemali ishte Guvernator i Përgjithshëm i krahinës së Danubit të Poshtëm./fjala.al

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit