MENU
klinika

(EMRI)

Jep dorëheqjen sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Brendshme

15.09.2022 - 12:13

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Elena Pici ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas disa debateve që ajo ka pasur lidhur me aktin e fundit normativ të Këshillit të Ministrave për konfiskimin e kateve dhe metrave shtesë pa leje, raporton News24.

Por zyrtarisht, akti i dorëheqjes përmban motivet personale si arsye për t’u larguar nga kjo detyrë.

Elena Pici para emërimit në Ministrinë e Brendshme ka punuar në Kryeministri.

Elena Pici ka qenë pjesë e videoklipit të këngës “Mirëmëngjes” të Alban Skënderajt.