MENU
klinika

Pritja zyrtare nga Mbreti Charles

Joe Biden mbërrin në Londër për funeralin e Mbretëreshës!

18.09.2022 - 09:37

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Londër, përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II që do mbahet të hënën.

Biden është në mesin e rreth 500 krerëve të shteteve dhe personaliteteve të huaja që vijnë në Londër, një takim i liderëve botërorë që nuk është parë në dekada.

Kryeministrat e Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re janë tashmë në Mbretërinë e Bashkuar.

Polemikat rrethojnë disa prej të ftuarve, si Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman. Ndërkohë India do të përfaqësohet nga Presidenti Droupadi Murmu.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri irlandez Micheal Martin, presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier dhe presidenti italian Sergio Mattarella janë ndër liderët e tjerë botërorë që pritet të marrin pjesë.

Të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë Evropa.

Shumë nga të ftuarit pritet t’i bëjnë nderimet e tyre mbretëreshës në Ëestminster Hall dhe të nënshkruajnë një libër ngushëllimi në Lancaster House.

Por fokusi do të jetë një pritje zyrtare shtetërore e organizuar nga Mbreti Charles III në Buckingham Palace të dielën.

Për shumë liderë, ky do të jetë shansi i tyre i vetëm për t’u takuar bashkërisht dhe për t’u angazhuar në njëfarë diplomacie.

Ndërkohë ftesa për Princin e Kurorës dhe sundimtarin de facto të Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman (i njohur si MBS) është diskutuar.

Ai akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi brenda Konsullatës Saudite në Stamboll, në vitin 2018, një akuzë që Princi i Kurorës dhe qeveria e tij e mohojnë.

E fejuara e Khashoggi, Hatice Gengiz, tha se ai nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në event dhe se kjo do ishte një njollë në kujtesën e Mbretëreshës.

Një tjetër ftesë që ka sjellë kritika është ajo për Presidentin e Kinës Xi Jinping, për shkak të akuzave për krime kundër njerëzimit të ngritura ndaj qeverisë kineze.

Por nuk do të jetë presidenti Xi që do të marrë pjesë në funeralin. Në vend të tij do jetë zëvendëspresidenti Ëang Qishan do të udhëtojë në MB.

Përfaqësues nga Rusia, Bjellorusia, Mianmari, Siria, Venezuela dhe Afganistani nuk janë ftuar.

Irani, Koreja e Veriut (DPRK) dhe Nikaragua janë ftuar të dërgojnë ambasadorë, në vend të krerëve të shteteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN