MENU
klinika

Ja kur zhvillohet sfida

Joshua pranon ftesën e Fury, dueli i madh i boksit

07.09.2022 - 14:06

Anthony Joshua ka pranuar ofertën e Tyson Furyt për një përplasje në Betejën e Britanisë në dhjetor të këtij viti, pasi Frank Warren i dërgoi kushte me shkrim Eddie Hearn.

Warren ka ofruar një shpërblim të ndarë 60 me 40 për përballjen e madhe dhe ka zgjedhur stadiumin Millennium si vendndodhjen e mundshme për luftën për titullin botëror.

Joshua dhe ekipi i tij kanë pranuar kushtet e vendosura nga Fury dhe përfaqësuesit e tij, por deklaruan se ndeshja do të zhvillohet më 17 dhjetor në vend të datës 12 nëntor të sugjeruar nga Warren.

joshua dhe fury

Kampioni i peshave të rënda të WBC, Fury, e sfidoi Joshua në një përballje legjendare në dhjetor. Joshua e pranoi publikisht ofertën, por i tha Fury se nuk do të përfshihej në “diskutime në internet”. Në vend të kësaj, ai i tha Gypsy King-ut që të kontaktonte përfaqësuesit e tij.

Hearn dhe Matchroom tani kanë konfirmuar se promotori i Fury dërgoi kushte me shkrim për një përballje të mundshme këtë vit dhe AJ që atëherë e ka pranuar. Warren gjithashtu përfshiu një klauzolë të revanshit në marrëveshje.