MENU
klinika

Nostalgji...

Ju kujtohen Teletubbies? Rikthehen pas shumë vitesh

08.09.2022 - 09:30

Një lajm i bukur vjen për të gjithë adhuruesit e Teletubbies. Tinky Winky, Dipsy, Laa-Laa dhe Po, po rikthehen me episode të reja.

Netflix njoftoi të mërkurën rikthimin e Teletubbies nga Andreë Davenport, bashkë-krijuesi i serialit origjinal që për herë të parë pushtoi botën në fund të viteve ’90.

Teletubbiesit e rinj do të argëtohen edhe një herë së bashku me një diell që është gjithashtu një foshnjë.

Teletubbies i Netflixit do të shfaqë gjithashtu një numër këngësh “Tummy Tales” që synojnë “të bëjnë të gjithë familjen të kërcejë së bashku” në secilin prej 26 episodeve të tij 12-minutëshe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN