MENU
klinika

Këshillojnë stilistët...

Këmishë prej sateni, ditëve vjeshtore?!

07.09.2022 - 11:43

Stilistikisht, periudha e preferuar e vitit për shumicën e femrave është vera, sepse ato mund të veshin rroba më të pakta dhe më të holla duke nxjerrë në pah stilin dhe trupin e tyre pa u shqetësuar nëse ftohen.

Mirëpo, me një mendim të dytë arrijnë në përfundimin se në vjeshtë, sidomos vitet e fundit, çlirohen edhe nga pengesa që quhet i ftohtë edhe nga ajo që quhet vapë.

Disi, shtatori hyn në sferën magjepsëse të modës dhe na prezanton me opsione të reja për veten tonë të rinovuar.

Pjesa e domosdoshme e këtij sezoni, e cila nuk mund të mungojë në asnjë gardërobë është këmisha saten. Bëhet fjalë për teksturën e mëndafshtë që na rrëshqet dhe si një bizhuteri e duhur na karakterizon si të veshur mirë në të gjitha orët e ditës.

Me pantallona apo fund dhe në çdo ngjyrë, fisnikëria dhe eleganca martohen me rehatinë dhe rafinimin në harmoni të përsosur.

Është zgjedhja më e mirë kur ditët tona fillojnë shumë herët dhe mbarojnë vonë. Sa i përket çmimit, disponueshmëria e tyre në treg është në rritje, duke e bërë më të lehtë aksesin pasi mund t’i gjeni në shtëpitë e mëdha, në butikët fqinjë dhe gjithashtu në zinxhirët e veshjeve buxhetore.

Cilën ngjyrë do ta bëni tuajën?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të merrni vemendjen e të gjithëve

Kudo saten, 5 mënyra për ta veshur në verë!

15 ide kombinimesh për t‘u dukur me stil

Ç’të vishni tani në vjeshtë?