MENU
klinika

Tradhtia “tjetërson” Shakirën!

Këngëtarja rikthehet me ish-in për të bërë xheloz Pique-n

30.09.2022 - 12:08

Në një kohë kur Gerard Pique po vazhdon romancën e tij me Clara Chia Marti-n, është Shakira ajo që këtë herë është gati të trazojë ujërat.

Këngëtarja kolumbiane mund të ndjekë hapat e futbollistit dhe, megjithëse nuk është konfirmuar, ajo së shpejti përflitet se do të takohet me ish të dashurin e saj Antonio de la Rúa.

Shakira kishte një lidhje prej më shumë se 11 vitesh me De la Ruan, me të cilin u nda para se të fillonte njohjen me futbollistin.

Mesa duket autorja e hitit “Te Felicito” po mendon të shërojë plagët e lëna nga tradhtia e Pique-s, duke u ribashkuar me ish-të dashurin e më shumë se një dekade me parë.

Shakira dhe De la Rua kanë rënë dakord të takohen në Miami

Karina Lavícoli, nga programi televiziv argjentinas ‘Socios del Espectáculo’, siguroi se djali i ish-presidentit Fernando de la Rúa dhe Shakira kanë pasur tashmë kontakte përmes telefonit dhe se Antonio është i gatshëm të ndihmojë kolumbianen në gjithçka që i nevojitet, madje ata kanë ranë dakord të takoheshin në Miami.

E megjithëse janë vetëm thashetheme, vetë Shakira në një intervistë të fundit tha se për momentin nuk po kërkonte për partner, sepse i duhej kohë të kalonte atë që përjetoi së fundmi. A do të jetë De la Rua ai që do të ndihmojë në shërimin e asaj plage Shakirën?

Mbetet për tu parë, teksa ky thashethem vjen pas një marrëveshje që mbrojtësi i Barcelonës dhe këngëtarja kishin bërë për tu takuar me qëllim që të vendosnin për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Për momentin kujdestaria e Sashës dhe Milan, dy djemëve të ish-çiftit është nyja që bën bashkë emrin e Shakirës dhe Pique-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbrojtësi i Barçës ende aktiv me futbollin

Dy kushtet e Pique që fëmijët të shkojnë me Shakirën

Çdo natë shpenzonte mbi 2 mijë euro

Pique dëfrehej shpesh, Shakira i zbuloi mesazhet


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat