MENU
klinika

Nga helikopterë e avionë, te traktorë

Kërkesat më të çuditshme të lojtarëve drejtuar klubeve

29.09.2022 - 14:02

Futbolli ka ndryshuar shumë në vitet e fundit, kontratat e lojtarëve dhe kërkesat e tyre po bëhen gjithnjë e më absurde. “Corriere dello Sport” ka përpiluar një listë me disa nga kërkesat më të çuditshme në vitet e fundit.

Leo Messi përpara se të kalonte te PSG i kishte dorëzuar Barcelonës një listë të gjatë me kushte për të rinovuar. Vendosja e një avioni privat në dispozicion të familjes për të kaluar pushimet ishte një nga kërkesat e shumta të “pleshtit”, në fund klubi blaugrana vendosi ta lë të lirë.

Samuel Eto’o tek Anzhi. Pasi fitoi “tripletën” me Inter, Eto’o u kthye në një nga lojtarët më të paguar në botë. Sulmuesi nga Kameruni vendosi të transferohet tek Anzhi, klub nga Dagistani. Në nga kërkesat e tij të çuditshme ishte vendosja në dispozicion të një helikopteri për të shkuar në stërvitje në Moskë, në fund klubi rus e pranoi.

Ronaldinho te Flamengo. Pas një aventure të gjatë në Evropë, Ronaldinho vendosi të kthehej në Brazil. Në kontratën që firmosi me Flamengon ishte një klauzolë që e lejonte të dilte dy herë në javë për të festuar, klubi e pranoi këtë kusht dhe Dinho ia shpërbleu me 32 gola në 44 ndeshje.

Kean te Juventus. Në momentin e tij më të mirë, Kean negociojë me Juven për rinovimin e kontratës ndërsa babai i tij, njëkohësisht edhe agjent, i kërkoi klubit ti blinin një flotë me traktorë për fermën e tij. Fillimisht drejtuesit e Juves pranuan, por më pas e fshinë si klauzolë.

Neymar-Barcelona. Në 2013 Neymar kërkohej nga Barcelona dhe Real Madrid. Sulmuesi përpara se të firmoste me Barçën i kërkoi klubit që një herë në dy muaj ata t’i mundësonin transportin e miqve të tij nga Brazili në Barcelonë.

I fundit është Icardi. Klubi i Galatasaray u dorëzua përpara kërkesave të Ëanda Narës: roje 24 orë në 24, shofer personal, një shef kuzhine dhe një shtëpi të sigurt. Gjithashtu një shkollë për fëmijët deri në dhjetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola