27.09.2022 - 21:30
Shqipëria e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Islandës. Ishte Ermir Lenjani ai që kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën e 35-të pas një gjuajtje të bukur me kokë. Duhet vlerësuar edhe pasimi perfekt i Uzunit.
Ndërkohë, Islanda që nga minuta e 11-të po luan me 10 lojtarë. Aron Gunnarsson doli nga loja me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Uzunit. Gjithçka është vendosur pas një komunikimi me VAR dhe mbrojtësi ishte i fundit.