MENU
klinika

Liga e Kombeve

Kosova e mbyll me fitore të thellë, mban vendin e dytë

27.09.2022 - 22:33

Kosova e ka mbyllur me fitore të thellë aventurën në Ligën e Kombeve, duke mundur 5-1 Qipron në Prishtinë. Një sukses që mban Dardanët në vendin e dytë në grup pas Greqisë.

Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë. Muslija realizoi golin e parë në minutën e 22-të, ndërsa Rudhani në fundin e këtij fraksioni dyfishoi shifrat, që shkuar të qetë në dhomat e zhveshjes.

Me të nisur e dyta, përfaqësuesja kosovare shënon edhe golin e tretë. Kësaj here është Rashani që shënoi. Nuk mund të mungonte Muriqi, i cili vuri “firmën” e tij në minutën e 52-të. Qipro shënoi golin e nderit në minutën e 81-të. Dhe sërish Muriqi në fund shënon golin e radhës, duke e mbyllur 5-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Atmosfera e kampit kuqezi jo edhe aq pozitive

Uzuni dhe Ismajli dalin ‘kundër‘ Silvinjos!

“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm