Kosova ka miratuar vendimin për të lejuar administrimin e dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19, por disa kategori njerëzish.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se kjo vaksinë mund të merret nga të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeç, të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.
Kjo vaksinë rekomandohet të merret nga personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 50 vjeç, po ashtu të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë.
“Si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Në Kosovë, sipas përditësimit të datës 2 shtator, janë 885 raste aktive me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 67 raste pozitive.