MENU
klinika

Nis reciprociteti për letërnjoftimet

Kosovarët udhëtojnë drejt Serbisë pa dokument shtesë

01.09.2022 - 07:57

Qytetarët nga Kosova të cilët po udhëtojnë në drejtim të Serbisë, janë duke udhëtuar lirshëm pa pasur nevojë për dokumente shtesë, këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka konfirmuar lajmin për udhëtim të lirë në disa pikëkalime kufitare.

“Kishim një automjet që kaloi pa probleme në Bërnjak. Do të thotë është ndërprerë lëshimi i fletë hyrje-daljeve nga ana e Serbisë. E njëjta ka ndodhur edhe në Merdar, te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë”, deklaroi Sveçla para gazetarëve.

Ai tha se pos kësaj, do të vazhdohet edhe me iniciativa të tjera, “pa probleme të kalojë edhe çështja e targave ilegale”.

“Jam i bindur se edhe serbët do të përfitojnë dhe nuk do të ketë nevojë për kurrfarë marrëveshje. Nuk besoj se do të ketë tensione”.

Zbatimi i vendimit për targa dhe i atij për reciprocitet në dokumente identifikimi ishte parashikuar të hynte në fuqi më 1 gusht. Por tensionet në veri nga ana e Serbisë detyruan qeverinë e Kosovës qe ta shtynte me nje muaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhe kundër vendimit për targat e dokumentet

Nisin “trazirat” në veri të Kosovës/ “S’do dorëzohemi!”

Inspektohen trupat pranë kufirit me Kosovën

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie