03.09.2022 - 17:56
Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj, e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, momentin kur aktivistët e kësaj partie e kanë gjuajtur me miell Ministrin e Financave, Hekuran Muratin.
“AKSION SIMBOLIK PËR PUNËTORËT. Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, ka shkruar Molliqaj.
Në videon e publikuar, shihet Murati teksa vazhdon e ec deri te vetura, pa thënë asnjë fjalë. Në një moment e heq setrën dhe e shkundë për ta hequr miellin./Express/